WhatsApp/ Aplikacioni sulmohet nga hakerët

WhatsApp/ Aplikacioni sulmohet nga hakerët

WhatsApp/ Aplikacioni sulmohet nga hakerët

WhatsApp, i cili është në pronësi të rrjetit social Facebook, u sulmua nga hakerët të cilët instaluan nga distanca një softuer të mbikëqyrjes në telefona dhe pajisje të tjera që përdornin aplikacionin e mesazheve WhatsApp.

Sipas një raporti në gazetën Financial Times, sulmi u zhvillua nga firma izraelite e sigurisë NSO Group.

Të hënën, WhatsApp u bëri thirrje 1.5 miliard përdoruesve të tij që t’i përditësojnë aplikacionet si masë paraprake.

“Sulmi i ka të gjitha shenjat dalluese të një kompanie private, që thuhet se punon me qeveritë”, tha kompania WhatsApp.

Grupi NSO është një kompani izraelite që është përmendur në të kaluarën si një “tregtar i armëve kibernetike”.

Ky grup tha përmes një deklarate se “teknologjia e NSO-së është e licencuar për agjencitë qeveritare, për qëllimin e vetëm të luftimit të krimit dhe terrorit”.

/Kristiana Laska/

 

2500011

 

 

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags:

COMMENTS