Vezë me kos në mëngjes, për një organizëm të shëndetshëm

Vezë me kos në mëngjes, për një organizëm të shëndetshëm

Vezë me kos në mëngjes, për një organizëm të shëndetshëm

Një mënyrë fantastike për të shijuar vezët dhe për të kënaqur nepsin dhe oreksin që në mëngjes duke i ofruar organizmit energji dhe pozitivitet.

Receta sjell më poshtë është pak ndryshe nga mënyra e zakonshme e përgatitjes së vezëve. Ajo shoqërohet me kos, gjalpë të freskët të tretur, e pasuruar me hudhër e piper të kuq pluhur gjithashtu.

Përgatitja e vezëve me kos dhe gjalpë :

Përbërësit:

(Përbërësit më poshtë janë për 1 person)

2 kokrra vezë, 1 gotë me kos, 1 thelpi hudhër, 1 lugë gjelle gjalpë i freskët fshati, pak piper i kuq pluhur.

Përgatitja:

Vendosni një tenxhere me ujë e kripë në zjarr.

Në momentin kur uji nis të vlojë shumë, thyejini vezët dhe hidhini në tenxheren me ujë që po vlon.

Pas 3 minutash vezët janë gati për t’u hequr nga zjerja në ujë.

Nëse i preferoni më të zjera atëherë lërini edhe dy minuta më shumë.

Ndërkohë, hidhni gjalpin në një tigan dhe vendoseni në zjarr të shkrijë, shtoni aty hudhrën e shtypur, piperin e kuq pluhur dhe largojeni nga zjarri.

Vezët e ziera në ujë largojini përmes një lugë-kullorëse dhe vendosini në një pjatë të thellë.

Mbulojini vezët me kos dhe sipër spërkatini me gjalpin e ngrohtë të shkrirë dhe është gati për t’u konsumuar./AgroWeb.org

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , ,

COMMENTS