Ura më e gjatë në botë, për 100 ditë 4.2 milion vizitorë

Ura më e gjatë në botë, për 100 ditë 4.2 milion vizitorë

Ura më e gjatë në botë, për 100 ditë 4.2 milion vizitorë

Ura Yangsigang fiton emrin si ura më e gjatë në botë që lidh Hong Kong-Zhuhai-Macau.

Ajo u hap zyrtarisht në 24 tetor 2018, pas 9 viteve punime intensive duke hyrë në histori si ura më e gjatë në botë në det. Ura Yangsigang u projektua nga inxhinieri Gao Xinglin.

Sipas të dhënave zyrtare për 100 ditë, 4.2 milionë vetë kanë prerë biletën për të kaluar mbi këtë urë, bashkë me makinat e tyre.

Zëdhënësja e stacionit të inspektimit të kufijve të Zhuhait, Shi Yangchun thotë se numri i tyre të rritet edhe më shumë gjatë ditëve të festivalit të pranverës. “Pritet që numri i pasagjerëve ditorë të arrijë deri në 59 mijë udhëtime. Janë kryesisht banorë që zhvendosen nga Hong Kongu në Makao, përgjatë pushimeve të festivalit të pranverës.” ka njoftuar Yangchun.

Hapja e urës nuk ka lehtësuar vetëm udhëtimin por ka bërë më të lehtë dhe më të shpejtë edhe tregtinë. Kryesisht ate të ushqimeve

.

Lin është drejtuesi i një kamioni në Hong Kong i cili punon duke shpërndarë në anën tjetër ushqime dhe veshje. “Nisemi në orën 9 dhe në orën 11 jemi në anën tjetër. Na është lehtësuar vërtet shumë puna”.

Ura ka gjashtë korsi në kuvertën e sipërme, gjashtë korsi në kuvertë të ulët, si dhe një korsi bicikletash dhe një shteg këmbësorësh në të dyja anët, njofton Agjencia e lajmeve Xinhua.

Përfshirë edhe rrugët anësore, kjo urë është 55 km e gjatë dhe ka kushtuar plot 20 miliardë dollarë. Sipas zyrtarëve që administrojnë mirëmbajtjen e urës, deri më tani automjetet, kanë kaluar pa asnjë vizë. Por politikat e reja do të prezantohen në fund të muajit shkurt.

 Ndiqni videon me poshte:

 

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , , , ,

COMMENTS