Supë me presh dhe patate, ja si ta përgatisni në shtëpi

Supë me presh dhe patate, ja si ta përgatisni në shtëpi

Supë me presh dhe patate, ja si ta përgatisni në shtëpi

Supë me presh dhe patate, një recetë ideale në këto ditë të ftohta, jo vetëm për shijen por dhe për vlerat e saj.

Përbërësit

50 gr gjalpë
450 gr patate (të prera në kubikë të vegjël)
1 kokërr qepë (e vogël, e grirë imët)
450 gr presh (vetëm pjesën e bardhë)
850 ml lëng pule (ose lëng perimesh)
140 ml pana
125 ml qumësht i paskremuar
15 gr kripë
1 gr piper i zi

Përgatitja

1. Shkrini gjalpin në një tigan të thellë.
2. Më pas shtoni patatet, qepët dhe preshin, kavardisini për disa minuta.
3. Shtoni kripë dhe piper dhe kavardisini dhe pak në mënyrë që perimet të zbuten, por jo të marrrin ngjyrë.
4. Më pas shtoni lëngun e mishit ose të perimeve dhe lërini të ziejnë së bashku për gati 5 minuta.
5. Nëse i zieni më shumë rrezikoni tu prishni perimeve shijen.
6. Më pas hidhini të gjitha në mikser dhe grijini derisa të formohet një masë homogjene.
7. Hidheni kremin e supës në një tigan të pastër, shtoni kremin e qumështit dhe qumështin.
8. Shkrini pak gjalpë dhe hidhjani sipër supës dhe shërbejeni menjëherë.

/Kristiana Laska/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: ,

COMMENTS