Stresi lirohet nga burgu pas 8 muajsh/ Ja si reagoi bashkëshortja

Stresi lirohet nga burgu pas 8 muajsh/ Ja si reagoi bashkëshortja

Stresi lirohet nga burgu pas 8 muajsh/ Ja si reagoi bashkëshortja

Tetë muaj pas arrestimit gjykata liron reperin Stresi nga burgu. Ai u arrestua në 17 tetor të vitit të kaluar në një hotel në zonën e Linzës ku gjatë kontrollit blic, Stresit iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël kokaine, një armë zjarri pistoletë e tipit “Beretta” si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Bashkë me reperin, policia e Tiranës shoqëroi në Komisariatin nr.4 edhe një 20-vjeçare nga Tirana me iniciale P. Ç. Vajza u procedua në gjendje të lirë për veprën penale të ‘Moskallzimit të krimit’.

Drejtësia e ka dënuar Stresin vetëm për armëmbajtje, ndërsa akuza për kokainën dhe grup kriminal ka rënë duke u dënuar me 3 vite burg nga gjykata. Si pasojë e gjykimit të shkurtuar, përfundimisht ai u dënua me 2 vite, ndërsa u lirua nga gjykata pas tetë muajsh burg me argumentin se nuk përbën rrezikshmëri.

Menjëherë pas vendimit ka reaguar në ‘Instagram’  edhe bashkëshortja e tij Kejsi Lushaj.

‘Faleminderit Zot’ ka shkruar ajo dhe më pas ka postuar një foto të stresit ku duket triumfues.

/Kristiana Laska/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , ,

COMMENTS