Spërkasni sodë buke mbi dyshek/ Do habiteni nga ajo çfarë do të ndodhë

Spërkasni sodë buke mbi dyshek/ Do habiteni nga ajo çfarë do të ndodhë

Spërkasni sodë buke mbi dyshek/ Do habiteni nga ajo çfarë do të ndodhë

Pastrimi i pajisjeve me përmasa të mëdha, sic mund të jetë një dyshek ka goxha vështirësi.
Për një gjumë të mirë, duhet të zgjidhni me patjetër një dyshek komod, ndërsa jo më pak i rëndësishëm është pastrimi i tij.

Ndryshe nga çarçafët, jastëkët dhe këllëfët e tyre, dysheku nuk mund të pastrohet aq lehtësisht.

Dysheku është një vatër mikrobesh e bakteresh të cilat ushqehen nga pluhurat e papastëritë të akumuluara në të.

Produkti i cili pastron deri në thëllësi dyshekun dhe eleminon të gjitha toksinat mund të thuhet me plot gojën se është edhe soda e bukës.
Fillimisht, pastroni dyshekun nga papastërtitë e sipërfaqes përmendim këtu flokët, apo ndonjë thërrime ushqimi që mund të keni ngrënë gjatë natës.

Për këtë e gjitha që ju duhet është një furçë ose fshesa me korent. Pastaj, merrni një gotë uji me sodë buke dhe hidheni mbi një sitë apo kullesë çaji. Spërkasni të gjithë sipërfaqen e dyshekut dhe lëreni të veprojë për rreth një orë.

Kur të ktheheni në dhomë, do të shihni sesi soda e bukës nga e bardhë është kthyer në ngjyrë gri, pasi ka mbledhur të gjitha mikrobet.

Fshijeni sërish sipërfaqen e dyshekut me ndihmën e fshesë korendi dhe më pas spërkateni me disa pika vaji esencial. Në këtë mënyrë do t’i kthenim freskinë dhe aromën e këndshme.

/Erta Gjoka/

2500011

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , ,

COMMENTS