Sociologët pohojnë: Vetmia po shton në masë numrin e vetëvrasjeve

Sociologët pohojnë: Vetmia po shton në masë numrin e vetëvrasjeve

Sociologët pohojnë: Vetmia po shton në masë numrin e vetëvrasjeve

Vetëm brenda 1 javë janë kryer 4 akte vetëvrasje, konkretisht në Tiranë, Vlorë dhe Korçë.

Nga të dhënat e INSTAT, vërehet se vitin e kaluar 213 persona i kanë dhënë fund jetës. 14 vetërasje më tepër se në 2017-tën.

Sipas sociologëve ndër shkaktarët kryesorë të vetëvrasjeve mbeten varfëria dhe  papunësia, por shqetësimi i kohëve moderne siç e cilësojnë është edhe vetmia.

Tushi: Një pjesë e njerëzve po jetojnë jashtë komuniteteve në një izolim social, në muret e betonta. Njeriu kur jeton i izoluar, i shkëputur nga komuniteti nuk mendon pozitivisht.

Sociologu Tushi thotë për Ora News, se duhet treguar më tepër kujdes tek adoleshentët, pasi ata janë më të rrezikuar për të kryer vetëvrasje për shkak të drogës dhe alkoolit.

Tushi: Një pjesë e njerëzve humbasin vetëdijen, koshiencën e tyre nga përdorimi i zgjeruar i lëndëve psikotrope siç është droga dhe alkooli që po përdoren gjerësisht nga të rinjtë, nga fëmijët dhe nga të rriturit. Kemi nevojë që në këtë botë të vështirë, me halle dhe konkurenciale, të gjejmë motivet e shëndetshme të fëmijëve dhe njerëzve tanë.

Numri më i lartë i vetëvrasjeve në vendin tonë në gjashtë vitet e fundit sipas Institutit të Statistikave është shënuar në 2014-n. Asokohe, 262 persona që i kanë dhënë fund jetës.

/Erta Gjoka/ 

2500011

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , , , ,

COMMENTS