Si të parandalojmë prishjen e dhëmbëve tek fëmijët

Si të parandalojmë prishjen e dhëmbëve tek fëmijët

Si të parandalojmë prishjen e dhëmbëve tek fëmijët

Përshëndetje Dr. Lorena! Faleminderit për informacionet interesante që ndani herë pas here. Unë jam një nënë e re dhe duke qenë se vetë kam pasur vazhdimisht probleme me dhëmbët, përtej kujdesit, nuk dua që dhe fëmija im të ketë të njëjtin “fat” ndoshta është dhe çështje genesh. A mund të më këshilloni diçka?

Përgjigjet Lorena Duri, mjeke stomatologe pranë klinikës “Perladent”.

Së pari dhe shumë e rëndësishme është që fëmijës t’i mësoni një rutinë të rregullt të të larit të dhëmbëve, gjë e cila nuk duhet neglizhuar.

Se dyti, ju si prind duhet të kultivoni tek femija një mënyrë ushqyerje të shëndetshme (perimet, frutat, bulmetrat) dhe të limitoni sa më shumë ëmbëlsirat, ushqimet njitëse si për shembull patatinat ose pijet me gaz.

Së treti, mos i neglizhoni kontrollet periodike tek dentisti çdo 6 muaj i cili do ju japë këshillat specifike lidhur me mënyrën e furçimit të dhëmbëve, përdorimit ose jo të fluorit si dhe nevojën e aplikimit të silanteve në vazhdimësi. Nëse këto tre parametra menaxhohen mirë nga ju si prind, atëherë fëmijës do i lini si trashëgimi një kulturë të pasur dentare dhe dhëmbë të shëndetshëm.

25000onon

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , ,

COMMENTS