Si të mbrojmë lëkurën nga dielli? Ja maska natyrale që e mbron

Si të mbrojmë lëkurën nga dielli? Ja maska natyrale që e mbron

Si të mbrojmë lëkurën nga dielli? Ja maska natyrale që e mbron

Stina e nxehtë e verës duket se ka trokitur dhe temperaturat e larta të diellit nuk i bëjnë mirë lëkurës. Ngjyra në lëkurë që mund të merret nga rrezet e diellit, kthehet në djegje dhe diçka e tillë nuk është e këshillueshme për lëkurën.

Ndaj në këtë periudhë është i domosdoshëm kujdesi për lëkurën më shumë se në çdo periudhë tjetër të vitit. Nuk kërkon kosto, as kohë të gjatë për të përgatitur një maskë të thjeshtë me lule shtogu.

Shtogu është  mjaft e njohur si bimë dhe me aromë shumë të mirë. Lulet me ngjyrë të bardhë lëshojnë disa kokrra të cilat kanë jo vetëm vlera kurative, por edhe vlera estetike.

Ja maska ideale për në darkë:

-Sasi të barabartë lule zambaku dhe lule shtogu shtypi dhe përzieji me mjaltë në një enë.

-Masën e përftuar, aplikoje në fytyrë (më shumë në zonat ku bëhesh me njolla).

-Mbaje për 20-25 minuta dhe më pas shpëlaje. Kjo maskë shërben edhe për pikat e zeza të fytyrës.

/Kristiana Laska/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

COMMENTS