Shpallen datat e provimeve bazë dhe të Maturës Shtetërore

Shpallen datat e provimeve bazë dhe të Maturës Shtetërore

Shpallen datat e provimeve bazë dhe të Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve të arsimit bazë si dhe të maturës shtetërore, sesioni i dytë.

Referuar vendimit të publikuar në “Fletoren Zyrtare”, për Maturën Shtetërore, gjuha e huaj (SII) do të jetë më 27 gusht.

Gjuha shqipe dhe letërsia (SII) do të zhvillohet me 30 gusht, ndërsa Matematika (SII) me 3 shtator. Me 6 shtator është provimi i fundit, ai i lëndës me zgjedhje (SII).

Për arsimin bazë provimi i gjuhës së huaj (SII) do të jetë më 20 gusht, gjuha shqipe (SII) më 23 gusht, ndërsa matematika (SII) do të jetë i fundit, më 28 gusht. Nxënësit  e  pakicave  kombëtare  zhvillojnë  edhe  provimin  kombëtar  të  arsimit bazë në lëndën “Gjuhë amtare” (SII), data e së cilës është 19 gusht.

/Elona Tereziu/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , ,

COMMENTS