Sherebelë dhe limon për pastrimin e organizmit, ja si ta përdorni

Sherebelë dhe limon për pastrimin e organizmit, ja si ta përdorni

Sherebelë dhe limon për pastrimin e organizmit, ja si ta përdorni

Sherebela është një bimë mjekësore shumë e rëndësishme, e cila gjendet edhe në malësi të tjera të vendit të Veriut dhe të Jugut, aq sa dhe e eksportojmë në shumë vende të botës.

Vlerat shëndetësore të sherebelës

  • Përmban shumë vitamina dhe minerale
  • Është shumë e pasur me antioksidantë
  • Mirëmban shëndetin dentar
  • Lehtëson simptomat e menopauzës
  • Ul nivelin e sheqerit në gjak
  • Ndihmon funksionet e trurit.
  • Ul nivelet e kolesterolit në gjak
  • Mbron kundër sëmundjeve kronike.

Sherebelë dhe limon kundër toksinave

Ky kombinim ka tendencën të eliminojë toksinat e tepërta që akumulohen në trupin e njeriut.

Për pastrimin e trupit nga toksinat duhet të ndiqni këshillat e mëposhtme.

Mjafton të përzieni 250 ml ujë, dy lugë gjelle limon dhe dy lugë gjelle lëng sherebele e pak piper të zi.

Përziejini përbërësit mirë dhe pijeni.

Kura pastruese përbëhet nga 8-10 gota lëng në ditë. Përdorimi i kësaj kure nuk duhet shoqëruar me ushqim apo pije të tjera.

Prandaj kjo rekomandohet të bëhet një herë në javë, ndonëse ka njerëz që e mbajnë këtë regjim drastik për 3-4 ditë. /AgroWeb.org

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , , ,

COMMENTS