“Salome” humb betejën me kancerin/ Ja letra e fundit që i la së bijës

“Salome” humb betejën me kancerin/ Ja letra e fundit që i la së bijës

"Salome" humb betejën me kancerin/ Ja letra e fundit që i la së bijës

Ylli i telenovelave meksikane, Edith Gonzalez, ose e njohur ndryshe me rolin e saj ‘Salome’ është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare. Prej tre vitesh aktorja vuante nga kanceri ndërsa nuk mundi t’i bënte ballë sëmundjes. Ylli meksikan kishte një vajzë 15- vjeçare, Costanza me bashkëshortin, Lorenzo Margain.

Ndersa në rrjet kanë qarkulluar momentet më të bukura dhe të veçanta të jetës së saj. Ndër të gjitha postimet në media, është veçuar letra e fundit qe Edith i ka shkruar vajzës së saj në 17 gusht të vitit 2018, kur e bija festoi 14-vjetorin e lindjes.

Në këtë letër aktorja 54-vjeçare i ka dhënë disa mësime të vlefshme për jetën duke i treguar për ndjenjat dhe se nuk duhet të dorëzohet asnjëherë.

Letra

‘Një ditë më lajmërove për ardhjen tënde, duke dominuar trupin tim, duke e transformuar. Pa ndjenja false ndjeva rritjen tënde. Ardhja jote ishte e fortë, delikate, e shumëpritur, e bukur.

Ti më bëre nënë. Unë munda të mbaja në krahët e mi një qënie që më zgjoi thellësisht ndjenjat e mëmësisë. Pak nga pak më mësove se prindërit mund të jenë një guidë në detin e gjerë që është jeta.

Ky det që kaq shumë e do dhe në të cilën të është dashur të përballesh me valë të ka bërë të dalësh dhe më inteligjente. Jo e dashur, jeta nuk është e thjeshtë por është e bukur. Ti ke një zemër të madhe, inteligjencë dhe shpirt bujar. Jam aq e plotësuar me ty, aq krenare kur shikoj si rritesh dhe kthehesh në guximtare dhe krijon një identitet tëndin të adhurueshëm, të gjallë, të fortë dhe të përkushtuar.

Costanza, Constanza ime, vogëlushja ime, e dlira ime, qielli im, zemra ime, gjithçka e imja. Gjithçka është e jotja  kur vendos të rritesh si valët, të dominosh horizontin, të sfidosh pushtetin e ujit, për të realizuar të gjitha dëshirat e tua.

Je vajza ime e bukur, vetëm të them faleminderit që më dhe mundësinë të jem nëna jote, të shikoj ëndrrat e tua dhe të shikoj tek ty mrekullinë e jetës. Gjithmonë do të jemi të kapura përdore, pasi në fund të gjithë jemi pluhuri i yjeve. Gëzuar ditëlindjen! Të dua vogëlushe’.

/Kristiana Laska/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , ,

COMMENTS