Roma zgjedh trajnerin e ri

Roma zgjedh trajnerin e ri

Roma zgjedh trajnerin e ri

Roma negocioi me disa emra të ndryshëm, por Conte, Murinho dhe Gasperini refuzuan me mirësjellje uljen në stolin verdhekuq. Shumë opsione të tjera u përfolën, por klubi kryeqytetas ka arritur të gjejë më në fund një trajner.

Një zgjedhje surprizë, por drejtuesit besojnë fort në cilësitë e tij. Flasim për Paulo Fonseca, portugezin që drejton Shakhtar Donetsk prej vitit 2016.

Sipas raportimeve të Sky Sport, Roma ka arritur akordin me 46-vjeçarin, i cili pritet të zbarkojë në Romë ditën e hënë për të firmosur më pas kontratën me klubin e ri.

Fonseca ka fituar disa trofe në karrierën e tij. Portos i dhuroi Superkupën në vitin 2013, ndërsa Bragës i dhuroi Kupën e Portugalisë. Me ekipin ukrainas fitoi tre herë titullin kampion, po kaq herë kupën dhe njëherë Superkupën.

Trajneri luzitan u bë i famshëm edhe për veprimin e bërë në një konferencë për shtyp pas fitores kundër Man. City në Champions League. Fonseca kishte premtuar se do të vishej si “Zorro” nëse ekipi i tij do të kualifikohej dhe e mbajti fjalën, duke krijuar ilaritet përpara gazetarëve të ndryshëm.

/Rovena Lame/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , , , ,

COMMENTS