Rivaliteti midis Apple dhe Facebook

Rivaliteti midis Apple dhe Facebook

Rivaliteti midis Apple dhe Facebook

Ceo Apple i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij në Samit Time 100. Apple është një nga kompanitë më të mëdha përsa i përket prodhimit të telefonave.

Ceo ka këshilluar të gjithë të pranishmit të mos i përdorin kaq shumë rrjetet sociale.

“Mjaft e përdorët Facebook kaq shumë’’- ka thënë ai.

Tim Cook fillimisht u sugjeroi përdoruesve të iPhone të përdorin mjetin e ri të Apple që organizon njoftimet në telefon.

Dhe më pas ka thënë:

Unë e pyes veten: Vërtetë më duhen këto qindra mesazhe që marrë në ditë?’’ Nuk është diçka që po i shton vlerë jetës sime. Njoftimet në telefon nuk të bëjnë njeri më të mirë.

Sa herë që merrni në dorë telefonin ju hiqni sytë nga personi me të cilin po flisni. Dhe nëse më shumë shihni telefonin sesa personin që keni përballë, ju po bëni një gjë të gabuar.

Ne kurrë nuk kemi dashur që njerëzit të mos e heqin telefonin nga dora. Nuk ka qenë objektivi ynë.”

Kujtojmë këtu se kjo nuk është hera e parë që Tim Cook e ka kritikuar rrjetin social për ndërhyrjet e shumta në privatësinë e përdoruesit.

Reagimi i Facebook ka qenë i shpejt, pasi  pas deklaratave të shumta kundër kompanisë, thuher se Zuckerberg u kërkoi punonjësve të mos përdorin më iPhone, por t’i ndërronin ata me Android.

/Rovena Lame/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , ,

COMMENTS