Risi për klientet/ “E ëmbël, rozë dhe plot shije si Coco”

Risi për klientet/ “E ëmbël, rozë dhe plot shije si Coco”

Risi për klientet/ “E ëmbël, rozë dhe plot shije si Coco”

“E ëmbël, rozë dhe plot shije si Coco” ! Flasim për një prej site-ve më të sukseshme të momentit në Shqipëri, Coco Mama Kids.

Krijuesja e faqes, Xhesika, ndonëse e re në moshë, ka guxuar të sfidojë veten në atë që quhet tregu i “vështirë” i shitjeve online.

Duke e parë si pikë të fortë menaxhimin, pa harruar dhe intuitën e  guston si femër, ajo tregon për lexuesit e “Alblandmedia” se ishte kjo një arsye që e shtynë atë të zgjidhte pikërisht industrinë e veshjeve.

Sot, në dy vjetorin e krijimit të saj, Coco Mama Kids numëron mbi 50 mijë ndjekës në Instagram, por pavarësisht suksesit, fama që ka marrë, nuk ka mundur ta ndryshojë këtë vajzë, përkundrazi ajo dëshiron që të gjithë ta njohin si Xhesika e Cocos.

Ndërsa shumë risi të reja do të ketë edhe për klientët. Për më shumë ju ftojmë të lexoni intervistën më poshtë.

1-Si ka lindur ideja për të hapur një biznes shitjesh online?

Më ka pëlqyer gjithmonë të kem diçka timen! Dhe mendoj se fusha e menaxhimit, marketingut dhe shitjeve është pika ime më e fortë! Në pamundësi për të patur një të tillë në trajtë fizike bëra një zgjedhje alternative dhe e krijova Online.

2-Pse pikërisht rroba dhe jo bizhuteri apo diçka tjetër?

Kur lindi ideja e Coco-s unë kam qenë krejt e painformuar për hapin që po hidhja. Zgjodha konfektsionin duke menduar se duke qenë femër vetë do e kisha më të thjeshtë të dija çfarë i mungon tregut, dhe të bëja diferencim produkti! Duhej vetëm pak intuitë dhe gusto, gjëra që mendoj se s’më mungojnë!

3-Pse ky emër? Nga çfarë jeni frymëzuar?

Sepse është i vetmi emër mendoj që i përshtatet të dy target grupeve që unë përfshij! Atë të fëmijëve dhe të femrave!

Për fëmijët emri Coco spikat si diçka e ëmbël, rozë, e bukur. Tek femrat Coco Chanel është insprim besoj për të gjitha, jo vetëm për mua.

4- Nga e merrni gjithë këtë energji që shfaqni në postimet tuaja dhe çfarë ju motivon kaq shumë?

Përpara Coco-s unë punoja shitëse diku tjetër. Kjo më motivon të punoj gjithmonë e më shumë!  Mendoj se njeriu që të eci përpara nuk duhet të harrojë asnjëherë se si ka nisur!

5-Nga profili në rrjetet sociale duket që jeni një faqe goxha aktive, çka do të thotë shumë punë. Kush qëndron pas Coco Mama Kids?

Sa i përket stafit tonë, momentalisht jemi 3 persona. Unë, burri im, dhe një korrier privat për zonën e Tiranës. Në raste emergjencash fluksi kemi dhe dy korrier të tjerë të cilët na gjenden në ndihmë. Por nuk janë të përditshëm. Ndihmesë të madhe kohët e fundit jep edhe mamaja ime.

Jemi në tentativa zgjerimi stafi, por duhet dikush i aftë dhe i besuar. E them shpesh që Coco për ne është një familje, e në familje smund të futet kushdo, prandaj preferojmë të ecim me hapa të sigurt.

6-Nga i merrni veshjet dhe a i qëndroni një marke të caktuar, apo tek Coco Mama Kids mund të gjejmë gjithçka që kënaq guston e klientit?

60% e mallit vjen nga Turqia. Ne, edhe pse Online shkojmë edhe vetë për të marr furnizim! Paçka se pjesën më të madhe të kohës e bëjmë me porosi nga telefoni me anë të kontakteve që kemi. Ndërsa 40% e mallit është nga Greqia.

Sa i përket markës, fokusohemi tek ato që kanë cilësinë më të mirë. Dhe që pëlqehen më tepër nga klienti. Pra markat janë të ndryshme, por më të mirat e produktit që ne ofrojmë!

7-Kush janë klientët më të zakonshëm?

Më të zakonshmit janë ata që vijnë të pasigurt, dhe nuk ikin kurrë! Përkundrazi, na sugjerojnë edhe tek të afërmit e tyre. Këto janë 95% e klienteve të mia.

8-Keni pasur raste kur klientët kanë porositur por pastaj s’janë treguar korrektë në marrjen e porosisë, ose janë zhdukur fare?!  Nqs po, nuk ju ka demoralizuar kjo pjesë duke thenë: ok stop ndoshta nuk mundem dot t’ja dal sepse po harxhojmë më shume se ç’duhet nga të pa përgjegjshmit?! 

Gjithmonë, çdo javë ke të tilla! Më tepër se demoralizim të vjen inat të shpenzosh para dhe kohë për dikë që më pas të bën ‘block’ ose s’pergjigjet në telefon.

Dikush duhet ti edukojë keta njerëz, dhe më ka rënë për barrë mesa duket mua. (qesh)

9-Sa fitimprurës është si biznes?

Ne kemi vetëm dy vjet në treg, por me një shtrirje shumë më të gjerë se kolegët tanë paraardhës. Jemi gjatë gjithë kohës në ujra të rrëmbyshëm, dhe siç i marrim fitimet i hedhim sërisht në punë për të dyfishuar furnizimet. Ende s’jemi në atë pikë që të marrim laps e letër e të bëjmë llogari.

10-Megjithatë “infrastuktura” e blerjeve online mbetet ende e pa prekeshme nga të gjithë. Edhe pse biznes online, në shumicën e rasteve pagesat bëhen ende me korrier. Çfarë vështirësish të tjera hasen në vendin tonë në modelin e të bërit tregti online?

Pagesat, siç e keni cekur edhe ju. Mos korrektësia e individëve! Shërbimet postare, por edhe infrastuktura e vendit. Bie fjala, nëse në Tiranë fillon shi, nuk shpërndan dot as me motorra, as me makina pasi krijohet shumë trafik. Dhe ky është moment paralizimi për biznesin online.

11-Shitjet bëhen vetëm brenda Shqipërisë dhe online apo dërgoni edhe jasht?

Këto dy vjet nuk i kemi aplikuar porosit jashtë Shqiprisë. Besoj se jemi në rrugën e drejtë që ta bejmë edhe këtë gjë të mundur me anë të ëebsites që do të lançojmë sot në mbrëmje enkas për dy vjetorin e Cocos.

12-Nëse mua me duhet të bëj një blerje sot tek faqja juaj, cilat janë hapat që duhet të ndjek dhe sa kohë më duhet të pres që të kem porosinë time?

Janë fare të thjeshta! Duhet vetëm: Emër mbiemër, adresë, numër telefoni.

Shërbimi postar është falas, dhe brenda 1-2 ditësh arrin tek ju. Ose mund ta bëjnë rezervimin e tyre edhe në web vetëm me një click.

13- Nga postimet e fundit keni njoftuar se një risi e re do të vijë për klientet tuaja. Një Web nga Coco, cili do jetë ndryshimi nga Websitet e tjera?

Do të jetë diçka e bukur. Kemi bashkëpunuar me një grup IT të cilët kanë zhvilluar ëebsitet e shumë markave dhe personazheve të famshëm në Shqipëri, kështu që kam besim se do të na ndihmojë shumë. Lancohet sot në orën 21:00. S’po zbuloj më sekrete.

14- Një këshillë për të gjithë ata vajza që duan të ndjekin rrugën tuaj, pra të kenë një biznes të tillë?

Fillimisht të jemi realistë pastaj mbështetës. Kjo punë është shumë e vështirë. Do shumë përkushtim. Sakrifikim deri në vet-sakrifikim.

Je e gatshme të lësh serialin tënd të preferuar sepse klientët të duan aty?

Je e aftë të lësh kafet me mikshat e tua, sepse porosit kanë një protokoll dhe orar të caktuar kur bëhen gati?

Je gati të mungosh në shumë dreka ose mbledhje famijare thjesht sepse në punë të ka dal diçka e papritur?(btw dalin përditë të tilla)  Nëse i bën të gjitha këto hape faqen sot! Me pjesën e veshjeve do të ndihmoj unë!

/Bisedoi: Elona Tereziu/

25000onon

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , , ,

COMMENTS