Reagimi i Partisë Socialiste për shkrimin e gazetës gjermane “Bild”

Reagimi i Partisë Socialiste për shkrimin e gazetës gjermane “Bild”

Reagimi i Partisë Socialiste për shkrimin e gazetës gjermane “Bild”

Gazeta prestigjioze “Bild” i ka kushtuar një artikull kriminalitetit per Shqipërine duke e etiketuar si një vend gangsterësh dhe kaotik.

Në shkrimin e saj, gazeta “Bild” ka përfshirë dhe një telefonatë të përgjuar midis Kryeministrit Edi Rama dhe një Kryetari të një komisioni lokal zgjedhor në periudhën e zgjedhjeve të pjesshme lokalë në Dibër. Si dhe intervistat e ish-ministrit Ylli Manjani dhe gazetarit Basir Çollaku.

Deputetja Blerina Gjylameti ka replikuar ndaj këtij shkrimi duke akuzuar se është sponsorizuar nga opozita shqiptare.

Është e vërtetë, artikuj si ai i djeshmi në gazetën gjermane Bild, i bëjnë dëm imazhit të vendit jashtë. Në Shqipëri askush nuk beson në vërtetësinë e një artikulli ku dëshmitarë janë një ish-ministër i opozitës dhe një gazetar i oborrit të opozitës.

Fatkeqësisht, prej parave të pista, të ardhura nga vende të huaja, dhe kjo piste është nën hetim serioz, përfaqësues të opozitës duan thjeshtë dhe vetëm të botojnë në media ndërkombëtare baltën dhe shpifjen që recitojnë çdo ditë në Shqipëri.”- shprehet Gjylameti

/Rovena Lame/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , , , , , ,

COMMENTS