Qyteti i flamingove/ Divjaka, mrekullia me të cilën krekoset Shqipëria

Qyteti i flamingove/ Divjaka, mrekullia me të cilën krekoset Shqipëria

Qyteti i flamingove/ Divjaka, mrekullia me të cilën krekoset Shqipëria

Ndonëse një qytet i ri por me një histori të lashtë, Divjaka mbetet një ndër vendet më të bukura në Shqipëri. Historia e saj lidhet me Qytetin e Humbur Arnisa dhe me “Via Egnatian” e Romës së Vjetër.

Emri i saj “Divjaka”, rrjedh nga kjo rrugë që lidhte Apoloninë me pjesën e saj e cila  vinte nga Durrësi dhe më pas bashkoheshin në Klodiana ose Peqini i sotëm.

Divjaka  shtrihej në kodrat në të cilën bashkoheshin këto dy rrugë nga ku i mbeti dhe emri.

Divjaka sot është  një nga parqet natyrore  më të vizituara nga turistët vendas por edhe të huaj.

Vetëm këtë vit, nga Janari e deri më tani, në këtë park janë futur rreth 400 mijë vizitor vendas dhe të huaj.

Vendet më të preferuara të turistëve janë  “Ishulli i Pelikanit”. Edhe në  Kënetën e Madhe, mbretërojnë Flamingot dhe  shumë lloj të tjera shpendësh.  Në Kënetën e Vogël, srehohen kryesisht rosat e egra dhe flamingot.

Për çdo fundjavë me dhjetra vizitorë vendas e të huaj vizitojnë Parkun Kombëtar të Divjakës. Ato kanë mundësi të shikojnë nga afër shpendët e shumtë.

/Erta Gjoka/

2500011

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , ,

COMMENTS