Pse Jonida Maliqi nuk u shpall fituese e Eurovisionit? BBC zbulon arsyen

Pse Jonida Maliqi nuk u shpall fituese e Eurovisionit? BBC zbulon arsyen

Pse Jonida Maliqi nuk u shpall fituese e Eurovisionit? BBC zbulon arsyen

Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e madhe e Eurovizionit, ku Shqipëria u përfaqësua me këngën ‘Ktheju Tokës’, të kënduar nga Jonida Maliqi.

Ndërkohë, BBC i ka kushtuar vëmendje Maliqit, ku reporteri i rrjetit televiziv, Neil Smith ka shkruar për Jonidën, ku mes të tjerash ‘zbulon’ edhe arsyen se përse ajo nuk u shpall fituese.

‘Asnjë finalist i cili ka qenë i dyti në radhë për të performuar nuk ka fituar ndonjëherë ‘Eurovision-in’. Ky është një lajm i keq dhe hidhërues për shqiptaren Jonida Maliqi’, shkuan reporteri i BBC-së Neil Smith.

Më tej, ai ka cituar disa nga vargjet e këngës duke treguar mesazhin drithërues: ‘Çdo këngë, çdo lot, është thjesht një suvenir i hidhur. Ti humbe identitetin tënd kështu që bën mirë të shkosh në shtëpi tani’.

Rikujtojmë se Shqipëria u rendit në vendin e 18-të ndërsa shteti që u shpall fitues ishte Holanda që përfaqësohej nga këngëtari Duncan Laurence me këngën e titulluar “Arcade”.

/Kristiana Laska/

 

 

2500011

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags:

COMMENTS