Problemet me rrugët e frymarrjes/ Jepini fund me këtë kurë natyrale

Problemet me rrugët e frymarrjes/ Jepini fund me këtë kurë natyrale

Problemet me rrugët e frymarrjes/ Jepini fund me këtë kurë natyrale

Problemet me frymëmarrjen janë ndër problemet  më të sikletshme me të cilat mund të përballemi. Mirëpo, lehtësimi i këtij problemi mund të bëhet fare mirë i mundur duke përdorur kura natyrale që madje mund të bëhen edhe në shtëpi. Një ndër to është edhe rigoni i kuq i cili ka aftësi të mrekullueshme në lidhje me këtë problem.

Karakteristikë tipike e saj është që në momentin që bie në kontakt me ujin e nxehtë, aroma që lëshon rigoni i kuq është unik. Nuk mund të krahasohet me rigonin e zakonshëm.

Vlerat e rigonit të kuq

Rigoni i kuq përmban shumë substanta esenciale. Rigoni i kuq  ndihmon në rregullimin e problemeve me tretjen, trajtimin e rrugëve të frymëmarrjes, nxjerrjen e gëlbazës. Po ashtu, rigoni i kuq është kurë natyrale kundër kollës së bardhë. Rigoni i kuq nxit djersitjen dhe largimin e viruseve në rastet me rrufë, grip apo ftohje.

Përdorimi i recetës së mëposhtme shërben edhe në luftën kundër acarimeve apo problemeve të lekurës dhe mukozave. Në këtë rast përdoret si shpëlarës i zonave të prekura.

Përgatitja dhe më pas përdorimi i kurës me rigonin e kuq

Në një enë, hedhim një luge çaji me rigon të tharë dhe të copëtuar. Shtohet një sasi prej 150 ml ujë i valuar. Mbuloni enën me kapak dhe lëreni për 15 minuta. Më vonë, kulloni lëngun dhe ëmbëlsojeni me mjaltë pasi të jetë ftohur. Për rreth  shtatë ditë, pini një sasi prej një filxhan kafeje, 2  apo 3 herë në ditë para ushqimit.

Çajin është e këshillueshme t’a përgatisni në sasinë e duhur çdo ditë në mënyrë që ta përfitoni sa më të freskët.

/Erta Gjoka/

2500011

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , ,

COMMENTS