Prekëse! Vajza që në prag të dasmës, plotësoi dëshirën e fundit të gjyshes!

Prekëse! Vajza që në prag të dasmës, plotësoi dëshirën e fundit të gjyshes!

Prekëse! Vajza që në prag të dasmës, plotësoi dëshirën e fundit të gjyshes!

Gjërat që bëhen në  prag të dasmës duhet të jenë të mirëmenduara, në mënyrë që shumë gjëra t’i kesh nën kontroll. Një nuse nga Texas e quajtur Tara, bëri një gjest njerëzor në momentin që mësoi se  gjyshja e saj ishte sëmurur rëndë dhe nuk do të mund të ishte e pranishme.

Duke qenë se vajza kurrsesi nuk mund të kapërdinte një situatë të tillë, bëri të mundur që dëshira e fundit e 102 vjeçares për ta parë atë teksa martohej, të bëhej realitet.

Vajza pasi veshi fustanin e bardhë të nusërisë, shkoi tek ajo në shtëpinë e të moshuarëve dhe realizuan së bashku një set të gjatë fotografik në mënyrë që të ruante kujtimet e një momenti të tillë!  Fakti emocionues ishte që askush nga familja e saj nuk e dinte planin që kishte “kurdisur” vajza.

Në momentin që mbesa arriti, të moshuarës i komunikuan se një vizitor është duke e pritur. Kur doli, pa vajzën të veshur me të bardha. Hisotoria u postua menjëherë në rrjete sociale. Shumë njerëz u emocionuan.

“Fjalët s’e përshkruajnë dot sa të rëndësishmë janë këto momente për mua. Do t’i ruaj gjatë gjithë jetës sime. Buzëqeshja dhe e qeshura e saj është ngulur në mendjen time dhe dashurinë mes nesh do ta mbajë përgjithmonë në zemër,” – shkroi ajo.

Gjatë dasmës, Tara suprizoi familjen duke i treguar fotot që bëri me gjyshen! 27 ditë më vonë, ajo ndërroi jetë.

/Erta Gjoka/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , ,

COMMENTS