Portugalia pas Euro 2016 fiton trofeun e dytë në Nations League

Portugalia pas Euro 2016 fiton trofeun e dytë në Nations League

Portugalia pas Euro 2016 fiton trofeun e dytë në Nations League

Portugalia është fituesja e parë në histori e trofeut të Ligës së Kombeve. Luzitanët kanë triumfuar në shtëpinë e tyre në edicionin e parë historik të këtij kompeticioni të zhvilluar në dy faza, pasi kanë mposhtur në finale Holandën me rezultatin final 1-0, me “Tulipanët” që vijojnë të dëshmohen të paaftë për të fituar finale.

“Estadio do Dragao” i Portos është ndezur tërësisht kur Gonçalo Guedes në të 60’ ka shënuar një gol fantastik për të kaluar Portugalinë në avantazh 1-0, falë edhe atij shërbimi perfekt të Bernardo Silva.

Jo vetëm trofe dhe lavdi për Portugalinë, e cila falë fitimit të këtij kompeticioni ka arkëtuar edhe shumën prej 10.5 milionë euro. Nga ana tjetër, edhe Holanda, ndonëse humbëse në finale, mund të ngushëllohet me 9 milionët që fiton si finaliste.

/Kristiana Laska/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: ,

COMMENTS