Portugali-Holandë/ Sonte finalja e madhe e Nations League 2019

Portugali-Holandë/ Sonte finalja e madhe e Nations League 2019

Portugali-Holandë/ Sonte finalja e madhe e Nations League 2019

Kompeticioni më i ri i UEFA-s, do të njohë sot fituesin e parë, nga finalja e madhe që do të zhvillohet në mbrëmje në stadiumin “Dragao” të Portos, mes Portugalisë vendase dhe Holandës.

Të dy këto skuadra, bashkë me Anglinë e Zvicrën, u renditën të parat në grupet përkatëse të Ligës A dhe u përballën me njëra-tjetrën në gjysmëfinale, ku Portugalia eliminoi Zvicrën dhe Holanda nxori jashtë Anglinë, për të mbërritur në finalen e madhe.

Cristiano Ronaldo me hat-trick dërgoi Portugalinë  në finale. Nga ana tjetër Holanda përmbysi disavantazhin e pjesës së parë ndaj Anglisë, duke mbyllur 90-minutëshin në barazim, ndërsa më pas në shtesë shënoi edhe dy herë të tjera, për t’iu bashkuar Portugalisë në finale.

Në Portugali pritet një sfidë spektakolare, pasi nëse Portugezët mund të bazohen në faktin që luajnë në shtëpi, “tulipanët” kanë si garanci formën mjaft të mirë që po kalojnë gjatë vitit të fundit, duke mposhtur kundërshtarë nga më të mirët në qarkullim.

Kjo sfidë do të startojë në orën 20:45 dhe do të transmetohet në Supersport 2, ndërsa më herët, në orën 15:00 në Guimares, do të luhet edhe sfida për vendin e tretë, mes dy humbëseve në gjysmëfinale, Anglisë dhe Zvicrës.

/Kristiana Laska/

 

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , , ,

COMMENTS