Plazhet më të bukura Shqiptare/ Ja kë rekomandon portali suedez

Plazhet më të bukura Shqiptare/ Ja kë rekomandon portali suedez

Plazhet më të bukura Shqiptare/ Ja kë rekomandon portali suedez

Plazhet në Shqipëri po renditen gjithmonë e më shumë listat e vendeve që sugjerohen nga kompani e blogje të njohur udhëtimi.

Shqipëria është shndërruar shumë shpejt në një destinacion veror popullor.

“Bregdetit mahnitës dhe plazhet e bukura që janë disa prej faktorëve madhorë që qëndrojnë pas rritjes në shifra të turistëve që vijnë.”- shkruan “Swedish Nomad” .

“Në Rivierën Shqiptare ka shumë vende të bukura. Për t’i bërë planifikimet më të lehta, më poshtë vijojnë disa nga plazhet më të bukura në Shqipëri që duhen vizituar në 2019.”- shton portali suedez.

Ja cilat janë plazhet që rekomandon “Swedish Nomad”

Rana e Hedhun: Një nga plazhet më unike në Shqipëri. Tek Rana e Hedhun ndodhen disa duan rëre gjigante që ndodhen në anë të malit. Ky plazh ndodhet pranë Shëngjinit dhe është rreth një orë e gjysmë larg Tiranës me makinë. Falë një rruge relativisht të re, Rana e Hedhun është lehtësisht e aksesueshme.

Plazhi i Jalës: Jala është një tjetër plazh popullor në Shqipëri, veçanërisht gjatë verës. Ky destinacion shumë turistik ndodhet mes Dhërmiut dhe Himarës.

Plazhi i Palasës: Një plazh natyror me ngjyrë magjpsëse të ujit. Plazhi i Palasës ndodhet në veri të Himarës dhe Plazhit të Drimadhës, si dhe vazhdon të jetë i paprekur duke mos pasur shumë godina dhe zhvillim përreth.

Ksamili: Në fakt në Ksamil ka disa plazhe. Pra nuk do jetë një problem për të gjetur një vend të mirë këtu. Megjithatë, Ksamili është vërtetë një parajsë në Europë, për pasojë në korrik dhe gusht është i mbushur plot me njerëz njësoj si destinacionet popullore në rajonin e Mesdheut. Koha më e mirë për të vizituar këtë zonë është në maj ose fillim të qershorit. Por mund të shkoni edhe pasi kalon vera në shtator.

Plazhi i Pasqyrave: Një xhevahir i fshehur në pjesën më të madhe të vitit, ky plazh në muajin gusht shndërrohet në një nga vendet më të populluara. Plazhi Pasqyrat është shumë i njohur në zonë dhe ndodhet në veri të Ksamilit.

Plazhi Mango: Një nga plazhet më popullorë në Sarandë. Ai ka të gjitha karakteristikat që ju duhen për të kaluar pushime të shkëlqyera. Saranda është gjithashtu një vend fantastik nga ku të eksplorosh Jugun e Shqipërisë. Aty ka qindra hotele dhe restorante të fashave të ndryshme të çmimeve.

Borshi: I konsideruar si një prej plazheve më të gjatë në Detin Jonë. Borshi është i famshëm për ujërat e kaltër dhe pastërtinë e plazheve. Plazhi është shtatë kilometra i gjatë dhe ende është i paprekur nga turizmi masiv.

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , , , , , , , , ,

COMMENTS