Përse po penalizohet Facebook

Përse po penalizohet Facebook

Përse po penalizohet Facebook

Sipas statistikave është vënë re një rënie e kohës së përdorimit të Rrjetit Social Facebook.

Edhe pse në dukje një përpjekje pozitive, duket se po ndikon negativisht në performancen e Facebook.

Bëhet fjalë për përpjekjet për të godidur dezinformimin dhe lajmet me përmbajtje sensacionale dhe kjo lëvizje ka rezultuar në uljen e e kohës mesatare të qendrimit në Facebook me 3 minuta. Dhe madje parashikohet që kjo kohë mund të ulet në 1 minutë më shumë në vitin e ardhshëm duke çuar në një total prej 37 minutash në ditë. Kështu ka raportuar kompania eMarketer.

Përpjekjet për të eleminuar postimet me përmbajtje urrejtjeje apo për të rritur sigurinë mund të kenë impakt negativ ekonomik.

Gjithashtu, vendimi për të ndryshuar algoritmin e News Feed për t’i dhënë më shumë përparësi postimeve të miqve dhe personave të afërt, ka sjellë një rënie të kohës së kaluar në Facebook nga përdoruesit.

/Rovena Lame/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , , ,

COMMENTS