Përbërësit idealë për një mëngjes të shijshëm dhe të shëndetshëm

Përbërësit idealë për një mëngjes të shijshëm dhe të shëndetshëm

Përbërësit idealë për një mëngjes të shijshëm dhe të shëndetshëm

Të shumtë janë personat të cilët kujdesen të konsumojnë një mëngjes të shijshëm dhe të shëndetshëm. Njerëzit, që zakonisht neglizhojnë mëngjesin, janë në gjendje të marrin më shumë kalori gjatë ditës.

Nëse justifikoheni duke thënë se e keni të vështirë të kaloni këtë vakt pasi nuk e dini se çfarë të përgatitni, në vijim Alblandmedia u sjell disa këshilla se si të konsumoni një mëngjes të shijshëm , të shëndetshëm dhe shumë ushqyes.

 -Kosi grek
Ky ushqim kremoz mund të ofrojë dy herë proteina dhe kalcium më shumë në krahasim me kosin normal. Një filxhan me një kos të këtillë, të jep ndjesinë e ngopjes.

-Bukë gruri
Edhe karbohidratet janë shumë të rëndësishme për një mëngjes të shëndetshëm. Përpara se të zgjidhni llojin e bukës, kini parasysh që jo të gjitha karbohidratet janë të mira për trupin. Zgjidhni një bukë të bërë nga drithëra të plota.

Banane
Për të shmangur brejtjen e urisë së mesditës nuk ka ushqim më të mirë se banania. Kaliumi që gjendet te banania, ul presionin natyrshëm dhe shpejt.

-Vezë
Shumë persona besojnë se konsumimi i vezëve në mënyrë të konsiderueshme mund të rrisë nivelet e kolesterolit në gjak. Në fakt, një vezë përmban rreth 60% të kolesterolit që ne duhet të konsumojmë gjatë një dite.

-Kafe
Ata që pinë një filxhan kafe në mëngjes, janë më pak të rrezikuar të vuajnë nga diabeti dhe nga kanceri i prostatës.

 -Çaji
Çaji ka përfitime të ngjashme si me kafeinën dhe hidraton shmë mirë trupin. Të gjitha varietetet e çajit janë të këshillueshëm. Mirëpo, çaji jeshil ka më shumë antioksidantë.

 /Erta Gjoka/

2500011

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , , , ,

COMMENTS