Parandaloni rënien e flokëve me një truk të vetëm/ Thjeshtë dhe shpejtë

Parandaloni rënien e flokëve me një truk të vetëm/ Thjeshtë dhe shpejtë

Parandaloni rënien e flokëve me një truk të vetëm/ Thjeshtë dhe shpejtë

Rënia e flokëve është një problem që e vuajmë pothuajse gjatë gjithë vitit por më së shumti në ndërrimin e stinëve. Herë nga lënia për një kohë të gjatë pa trajtuar, herë nga ngjyrosja e shpeshtë e herë nga prerja brenda një kohe shumë të shkurtër, të gjitha këto ndikojnë në rënien e flokëve.

Sot është dita juaj, pasi kemi vendosur t’ju tregojmë një truk në lidhje me këtë problem. Duke qenë se është një problem i zakonshëm, rënia e flokëve do të reduktohet ndjeshëm.

Ka ende nga ato femra që përdorin metoda goxha të shtrenjta që rrallë herë funksionojnë. Kështu, në vijim Alblandmediado t’ju  tregojë   disa metoda që janë të realizueshme në shtëpi e që mund të lehtësojnë problemin tuaj.

Përbërësit:
-gjysmë banane,
-e verdhë veze,
– çajë me mjaltë organik
-gjysmë gotë birre

Përgatitja:
E gjithë ajo që duhet të bëni është që të përzieni të gjithë përbërësit derisa të krijohet një masë homogjene. Pas kësaj, vendoseni në të gjitha pikat ku mungesa e flokëve është shumë më e dukshme dhe lëreni të punojë për rreth dy orë.

Pasi ka kaluar afati i përcaktuar, mund ta lani atë me produktet e zakonshme. Do të shikoni menjëherë se flokët  do t’i keni shumë më të trashë.

/Erta Gjoka/

2500011

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , , ,

COMMENTS