Njihuni me telefonin me kamerën më të fuqishme në botë

Njihuni me telefonin me kamerën më të fuqishme në botë

Njihuni me telefonin me kamerën më të fuqishme në botë

Kompania e telefonëve Xiaomi, ka prezantuar modelin e fundit të telefonave në Madrid, nga ku prezantoi Mi Note 10. E veçanta e këtij modeli të ri është sistemi me 5 kamera.

Kryesorja arrin një performancë të padëgjuar më parë, kjo  falë 108 megapixel, i cili mundëson foto cilësore edhe nëse printohen me dimensione 4×2 metra.

Ndërkohë që katër kamerat e tjera i shtohen “përbindëshit” kryesor për 148 megapixel.

Kjo e shndërron Mi Note 10 në   aparat pothuajse tërësisht profesional, të cilit i shtohen më tej edhe një bateri 5230 mAh i cili bën të mundur karikimin e baterisë në 30 minuta, videot në formatin 4k apo ekrani 6.47 inç.

Ndërkohë, sa i përket çmimit ai është një tjetër pikë e fortë. Është plot 600 euro i cili me performancën e Xiaomi Mi Note 10 duket tejet i justifikuar.

/Erta Gjoka/

2500011

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , ,

COMMENTS