Një udhëtim në Shqipëri/ Turistët e huaj të magjepsur nga Ksamili

Një udhëtim në Shqipëri/ Turistët e huaj të magjepsur nga Ksamili

Një udhëtim në Shqipëri/ Turistët e huaj të magjepsur nga Ksamili

Shqipëria vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara nga turistët e huaj.

Vetëm në 4 muajt e parë të vitit, referuar të dhënave të INSTAT, në Shqipëri kanë hyrë 1.1 milion vizitorë, 410 mijë nga të cilët vetëm në muajin prill.

Por çfarë e bën Shqipërinë një atraksion kaq të madh turistik?

Natyra, ushqimi dhe mikëpritja shqiptare janë të mjaftueshme për t’i thënë po, një vizite të parë por dhe për t’u rikthyer përsëri.

Kështu shprehen për “Alblandmedia” Aylin Kavakli dhe bashkëshorti i saj Zafer, dy turistë të ardhur nga Turqia, teksa rrëfejnë eksperiencën e tyre dy ditore në Ksamil dhe Tiranë.

Aylin, mund të na tregosh pak për veten? Çfarë është ky pasion për udhëtimet.

Unë dhe bashkëshorti im i duam shumë udhëtimet dhe aktivitetet në natyrë. Hiking, kamping, çiklizëm, ski etj, etj, ne bëjmë shpesh nga këto.

Tashmë kemi thuajse tre vite të martuar dhe gjatë kësaj kohe kemi udhëtuar në shumë vende të Turqisë dhe jasht saj. Nuk po e llogaris Stambollin, sepse jetoj këtu, por ka vërtetë shumë vende të mahnitshme.

Nga 82 qytete që janë në Turqi, ne kemi vizituar 32 prej tyre.

Duke qenë se udhëtoni kaq shumë, cila ka qenë eksperienca më e veçantë dhe ku?

Ka qënë në Seferihisar/ Izmir. Ishte hera e parë për mua që bëja kamping. Seferihisar është një qytet i mrekulleshëm dhe shumë i qetë. Zgjimi me diellin, kalimi i kohës në bregdet dhe vëzhgimi i qiellit në të njëjtën kohë, ishte mahnitës.

Së fundmi në Shqipëri. Mund të na tregoni pak nga ky udhëtim?

Shqipëria ka qenë nën sundimin Osman  për shumë vjet dhe mund them se ka shumë gjera të përbashkëta mes dy vendeve.

Nuk kemi shumë kohë për të lëvizur në shumë vende, por vizituam Ksamilin dhe Tiranën ku provuam dhe gatimet tradicionale të vendit tuaj si “Tavën e Elbasanit” që ishte më të vërtet shumë e shijshme.

Gjëja më interesante dhe që na bëri përshtypje ishin monumente me lule në rrugë. ( i referohet vend-aksidenteve).

Besoj kjo është hera e parë që vinit në Shqipëri. Jua rekomandojë dikush, apo një destinacion tjetër në listë e gjatë të udhëtimeve tuaja :)?

Po është hera e parë që vijmë në Shqipëri. Idenë në fakt e dha bashkëshorti im, ai kishte më shumë dëshirë për ta parë vendin tuaj. Sigurisht kishim informacion pasi në Turqi ka shumë agjenci turistike që shkruajnë për Shqipërinë në blogjet e tyre.

Dëshira jonë më e madhe ishte të shikonim Ksamilin, është me të vërtet qytet i bukur. Por, ndoshta ne shkuam atje si shumë herët. Koha ishte e ftohtë dhe qyteti i qetë. Thuajse nuk kishte asnjëri.

A është Shqipëria ashtu si jua kishin “prezantuar”?

Po, përveç ushqimit. Në Ksamil, ne nuk mund të gjenim shumë gjëra për të ngrënë. Siç e përmenda më parë, qyteti ishte shumë i qetë. Mendoj se shumica e restoranteve po prisnin sezonin e verës për të nisur aktivitetin e tyre.

Do ktheheheni sërish?

Kam dy përgjigje, po dhe jo. Tirana nuk është shumë qytet i madh dhe nëse do të vija përsëri, do të jetë e njëjta përvojë, kryesisht për mua. Por Ksamili besoj se është shumë më i bukur në verë dhe pse jo. Do të kthehemi përsëri.

Do ua rekomandonit te tjerëve?

Absolutisht që po. Njerëzit këtu janë shumë të gjindshëm dhe miqësor, së pari ju 🙂 Ka shumë vende për të parë. Unë mendoj se 5 ditë janë të mjaftueshme për të parë shumë vende.

Po çmimet, si ju duken. A është Shqipëria e shtrenjtë?

Çmimet e ushqimeve ishin normale, thuajse barabartë me Stambollin. Ndërsa për hotelet nuk kam asnjë ide, sepse ne kemi marrë shtëpi me qira për të qëndruar dhe çmimi ishte lehtë i përballueshëm për ne.

/Intervistoi: Elona Tereziu/

 

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , , ,

COMMENTS