Një film kushtuar Francesco Totti-t

Një film kushtuar Francesco Totti-t

Një film kushtuar Francesco Totti-t

Francesco Totti do të vijë nga fusha e gjelbër në ekranin e madh të kinemasë. “Un capitano” do të jetë filmi dedikuar 42-vjeçarit.

Fëmijëria e kampionit në rrugën Vetulonia në Romë, debutimi i tij në Serie A vetëm në moshën 16-vjeçare, festimet e Botërorit të vitit 2006 dhe duke e përfunduar me tërheqjen nga futbolli që shënoi fundin e një epoke të rëndësishme për tifozët janë disa prej pikave ku do të përqendrohet projekti televiziv.

I lindur si ide nga numri i lartë i shitjeve që pati libri autobiografik i tij, “Një Kapiten” do të vijë jo vetëm si një histori suksesi në futboll por edhe për jetën personale ku do të preket edhe historia e dashurisë dhe martesa me Ilary Blasin.

Filmi do të realizohet nga Wildside dhe pyetja tani është se cili do të jetë aktori që do të risjellë denjësisht imazhin e Francesco Totti-t në çdo aspekt të tij.

/Rovena Lame/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , ,

COMMENTS