Ngjarje e rëndë/ Arbitri ndërron jetë, shkak mungesa e oksigjenit

Ngjarje e rëndë/ Arbitri ndërron jetë, shkak mungesa e oksigjenit

Ngjarje e rëndë/ Arbitri ndërron jetë, shkak mungesa e oksigjenit

Një ngjarje e rëndë që ka tronditur botën e futbollit ka ndodhur në Bolivi me arbitrin Victor Hugo Hurtado që humbi ndjenjat në minutën e 47-të të sfidës së kampionatit bolivian mes Alaways Ready dhe Oriente Petrolero.

Futbollistët dhe mjekët e të dy stafeve ndërhyn menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë ndërsa më pas arbitri i njohur u transportua në spital, por pa mundur të shpëtoj pasi pësoi një atak të dytë i cili rezultoi fatal.

Sipas mediave lokale dyshohet se një nga shkaqet e vdekjes së arbitrit Hurtado ishte sasia e pakët e oksigjenit.

Ndeshja u luajt në stadiumin “Muncipal” në El Alto, i cili ndodhet rreth 3900 metra mbi nivelin e detit.

/Kristiana Laska/

 

2500011

 

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , ,

COMMENTS