Mposhtet Barcelona nga Chelsea/ Debuton Griezmann dhe De Jong

Mposhtet Barcelona nga Chelsea/ Debuton Griezmann dhe De Jong

Mposhtet Barcelona nga Chelsea/ Debuton Griezmann dhe De Jong

Barcelona ka nisur me humbje ndeshjet miqësore të vlefshme për përgatitjet e sezonit të ri. Skuadra katalanase është mposhtur me rezulatin 2-1 nga ‘Blute e Londrës’ në ndeshjen e zhvilluar në Japoni.

Në fillim shenuan londinezët me anë të sulmuesit të tyre Abraham, I cili shihet si e ardhmja e Chelseat.

Ndërsa në fillimin e pjeses së dytë të dy trajnerët si Valverde edhe Lampard, bën disa zevendesime.

Në minutën e 81 Barkley, shënoi golin e dytë për Chelsea-n. Ndersa në fund të ndeshjes Rakitic shënoi një super gol nga jashtë zone, që vlejti vetëm për statistikat.

Vëmendja ishte tek dy blerjet e bujshme të Barcelonës, atë të Griezmann dhe De Jong, të cilët nuk arritën të linin gjurmë.

Ndërsa për Pulisic, i blërë në janar nga Chelsea, ishte ndeshja e parë që luajti si titullar, ndryshe nga blerjet e Barcelonës, ai tregoi që ka potencial të zevendësoi Hazardin, i cili u largua në Real Madrid.

/Kristiana Laska/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , , ,

COMMENTS