Ministrja Shahini vlerësohet me “Çmimin e Arritjeve të Alumni” në Berlin

Ministrja Shahini vlerësohet me “Çmimin e Arritjeve të Alumni” në Berlin

Ministrja Shahini vlerësohet me “Çmimin e Arritjeve të Alumni” në Berlin

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini është vlerësuar me “Çmimin e Arritjeve të Alumni 2019”  për kontribut në shërbimin dhe të mirat publike.

Në ceremoni ishin të pranishëm Ambasadori Shqiptar në Gjermani Artur Kuko dhe Ambasadori Kosovar Beqë Cufaj, teksa çmimi u dha personalisht nga Presidenti i këtij institucioni, Henrik Enderlein.

“Besa Shahini është nga ato alumni të shkollës, të cilën e merr si model çdo student i yni. Karriera e Besës ka qenë e jashtëzakonshme. Shtrihet nga shoqëria civile, vazhdon me jetën akademike dhe tashmë në qeverisjen qendrore duke u angazhuar në shumë shtete si: Kosova, Kanadaja, Gjermania dhe tani në Shqipëri. Është pikërisht ajo çfarë duam ne si ‘Hertie School’ dhe jemi shumë krenarë teksa e shohim duke ndodhur me të diplomuarit tanë”, u shpreh Presidenti i “Hertie School of Governance” Z. Enderlein.

“Çmimi i Arritjeve të Alumni”, themeluar në vitin 2015-të, nderon të diplomuarit për arritjet e tyre në politikat dhe menaxhimin publik, të cilët kanë demonstruar angazhim inovativ në bazë të principeve të mirë-qeverisjes.

/Elona Tereziu/

25000onon

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , ,

COMMENTS