Maskë me vaj kokosi/ Përbërës i mahnitshëm për lekurën, ja si ta përgatisni vetë

Maskë me vaj kokosi/ Përbërës i mahnitshëm për lekurën, ja si ta përgatisni vetë

Maskë me vaj kokosi/ Përbërës i mahnitshëm për lekurën, ja si ta përgatisni vetë

Vaji i kokosit është një përbërës i mahnitshëm kur bëhet fjalë për eliminimin e rrudhave dhe pastrimin e thellë të poreve. Ky produkt është një ndër të preferuarit për problemet e lëkurës, por nuk është e rekomandueshme të përdoret për çdo trajtim.

Nëse keni probleme me aknet dhe doni që ta përdorni vajin e kokosit si një pastrues për fytyrën, është mirë që pas tij të përdorni një tjetër pastrues, për të hequr çdo mbetje të vajit nga lëkura. Në përgjithësi është mirë që për trajtimin e akneve të përdoren produkte që nuk kanë vaj në përmbajtje të tyre.

Sipas “Women’s Health Magazine”, disa dermatologë thonë se vaji i kokosit  mund të përdoret si një suplement në regjimin tuaj tradicional të akneve, por nuk mund ta japë efektin si një produkt i vetëm.

Por vaji i kokosit është i pasur me veti antibakteriale dhe antifungale. Efekti i tij ndihmon në luftimin e baktereve dhe skuqjes së lëkurës. Në rast se doni ta përdorni vajin e kokosit si një pastrues fytyre, ja si ta përgatisni:

Përbërësit:

2 lugë çaji vaj kokosi ekstra virgjin, 1 lugë çaji sodë bikarbone pa alumin.

Si ta përdorni këtë maskë?

-Përzieni dy përbërësit, vajin e kokosit dhe sodën bikarbone në një tas të vogël derisa të krijoni një pastë homogjene dhe më pas aplikojeni atë në fytyrën tuaj.

-Masazhojeni butësisht fytyrën me lëvizje rrethore.

-Lëreni atë të veprojë për rreth 5 minuta dhe pastrojeni fytyrën me ujë të vakët.

-Thajeni fytyrën tuaj me një peshqir të pastër pambuku. Ju as nuk duhet të aplikoni më pas një krem sepse vaji i kokosit do të hidratojë lëkurën tuaj.

-Përsëriteni procedurën disa herë në ditë. Për performancë më të mirë, përdorni vaj të papërpunuar organik të kokosit.

-Sigurohuni që gjithmonë të përgatisni sasi të mjaftueshme vetëm për një trajtim pasi preferohet që të keni një pastë të freskët sa herë që ju pastroni fytyrën tuaj.

/Kristiana Laska/

 

2500011

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags:

COMMENTS