Manjani: Meta nuk mundet ta shpërndajë dot Parlamentin

Manjani: Meta nuk mundet ta shpërndajë dot Parlamentin

Manjani: Meta nuk mundet ta shpërndajë dot Parlamentin

Presidentit Ilir Meta i drejtoi sot Parlamentit një kërkesë për numrin e deputetëve aktual.

Kjo lëvizje e tij ka nxitur spekulimet se Presidenti mund të nxjerrë një dekret për shpërndarjen e Parlamentit.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se Ilir Meta nuk mund ta shpërndajë dot Parlamentin, pasi Kushtetuta i ka të përcaktuara rastet se kur e në ç’rrethana ndodh shpërndarja e Parlamentit.

Postimi i plotë

Nuk mendoj se do gjendej një arsyetim i plotë e shterrues kushtetues e ligjor, që të mbështesë idenë e shpërndarjes së Parlamentit ekzistues nga Presidenti i Republikës.

Kushtetuta i ka të përcaktuara rastet se kur e në ç’rrethana ndodh shpërndarja e parlamentit.

Në asnjë rast ulja e numrit të deputetëve në mes mandati, por jo e shumicës së domosdoshme për të marrë vendime, çon në shpërndarje të Parlamentit.

Pra e thënë më thjesht, vërtetë parlamenti nuk i ka 140 deputetë, por ka mjaftueshëm numra për të siguruar seanca parlamemtare dhe për të marrë vendime.

Ka një boshllëk kjo llogjike, sepse ç’kuptim ka numri total 140, por Kushtetuta nuk e sheh si rast për ta shpërndarë parlamentin.

Shpërndarja e parlamentit ndodh kur ky i fundit humb funksionin e tij për të marrë vendime.

Ky është arsyetimi kushtetues në mënyrë të përmbledhur.

Pra çështja e shpërndarjes së Parlamentit nuk është njësoj si anulimi i ditës së zgjedhjeve. JO!

Pa asnjë dyshim, politikisht ky parlament nuk duhet të rrijë asnjë sekond më, sepse nuk është më pluralist dhe nuk përfaqëson popullin shqiptar.

Pa asnjë dyshim, nuk ka asnjë moral që ta justifikojë ekzistencën e kësaj poshtërsie që vjen në fakt nga kalbja e sistemit politik bë vend.

Pa asnjë dyshim, që shkrirja e tij dhe ndërtimi i një parlamenti të ri e përfaqësues është e domosdoshme dhe detyra numër 1.

Por, ligjërisht Presidenti nuk mund ta bëjë këtë gjë me nismën e tij.

Kjo llogjike, do ishte njësoj idiote si shkarkimi i Presidentit…

/Rovena Lame/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , , ,

COMMENTS