Lëngu i panxharit/ Ja rastet kur mund të jetë i dëmshëm për shëndetin

Lëngu i panxharit/ Ja rastet kur mund të jetë i dëmshëm për shëndetin

Lëngu i panxharit/ Ja rastet kur mund të jetë i dëmshëm për shëndetin

Romakët dhe grekët e lashtë, kanë konsumuar panxhar për të trajtuar sëmundje dhe probleme të ndryshme shëndetësore.  Panxhari është i pasur në vlera ushqyese pasi përbëhet nga vitamina, zink, jod, magnez, kalcium, natrium, nitratet natyrale.

Por për fat të keq, ai përmban edhe sasi të larta të oksalatit, një substancë që rrit rrezikun e formimit të gurëve në veshka dhe trazon stomakun.

Ekspertët, rekomandojnë pirjen e moderuar të lëngut të panxharit për të shmangur efektet e mëposhtme.

Gurët në veshka

Njerëzit që vuajnë nga gurët në veshka, ose ata që janë të predispozuar të preken nga ky problem duhet të shmangin lëngun e panxharit. Kjo ndodh sepse panxhari përmban shumë oksalat, që është një substancë nxitëse për formimin e gurëve në veshka.

Ulje të tensionit të gjakut

Lëngu i panxharit mund të ulë tensionin e gjakut. Kjo veçori është diçka e mirë nëse ju përpiqeni të mbani tensionin në nivele të ulëta. Por nëse ju merrni medikamente për uljen e tensionit dhe ndërkohë pini edhe lëng panxhari, atëherë tensioni mund të ulet në nivele të rrezikshme.

Trazira në Stomak

Nëse lëngu i panxharit pihet në sasi të mëdha, atëherë ai mund të shkaktojë trazira në stomak. Ky lëng përmban disa lloje karbohidratesh që janë problematike për njerëz që kanë një stomak ose zorrë të ndjeshme. Për këtë arsye rekomandohet që lëngun e panxharit ta pini në sasi të vogla e të tretur me lëngje të tjera frutash që trupi të mësohet ngadalë.

Sasia e Rekomanduar: 1 Gotë Me Lëng Për 3 Herë Në Javë

Ekspertët rekomandojnë pirjen e tre gotave me lëng panxhari të përzjerë me fruta si mollë dhe karrotë, në një javë. Ju duhet gjithmonë të konsultoheni me një mjek përpara se të merrni doza të larta të lëngut të panxharit. Kjo sidomos në rast se jeni duke marrë barna për uljen e tensionit./AgroWeb.org

/Kristiana Laska/

 

 

2500011

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , ,

COMMENTS