Lakra turshi/ Vlerat shëndetësore, ilaç për shumë sëmundje

Lakra turshi/ Vlerat shëndetësore, ilaç për shumë sëmundje

Lakra turshi/ Vlerat shëndetësore, ilaç për shumë sëmundje

Lakra turshi posedon shumë vlera shëndetësore për trupin e njeriut. Ajo furnizon organizmin me energji, forcon imunitetin dhe  mbron zemrën.

Për të shkuar më larg shijes fantaastike që posedon, vlerat e jashtëzakonshme të lakrës turshi, janë arsyeja kryesore se përse ato nuk duhet të mungojnë asnjëherë në kuzhinat tona.

Përmban fibër, vitamina C dhe K, ndërsa pasuron sistemin imunitar me shumë hekur dhe mbush organizmin me energji.

Pavarësisht këtyre, duhet konsumuar jo në sasi shumë të lartë për shkak të kripës.

Studime të shumta konfirmojnë se fermentimi i lakrës çon drejtpërdrejtë në prodhimin e një sasie të madhe probiotikësh që furnizojnë bakteret e mira në stomak si dhe parandalojnë rritjen e baktereve jo të mira.

Lakra e bardhë turshi mundet  të forcojë sistemin imunitar, të luftojë diarenë që shkaktohet nga marrja e antibiotikëve dhe të sintetizojë vitaminat B dhe C.

Por cilat janë disa nga vlerat e tjera shëndetësore që ka lakra turshi

Vlerat shëndetësore

Ju mbron nga sëmundjet kardiovaskulare.

Fibra e tretshme tek lakra ndërlidhet direkt me yndyrnat dhe kolesterolin ndërsa i përcjell ato jashtë organizmit. Thënë ndryshe, gjaku thith më pak kolesterol.

Një filxhan i mbushur me lakër turshi përmban 35 përqind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C. Po ashtu 23 përqind të vitaminës K.

Jemi në dijeni se Vitamina C luan rolin e antioksidantëve. Vitamina K ndikon në mpiksjen e gjakut. Që të dyja janë thelbësore për të pasur kocka të forta.

Lakra turshi ofron deri në 12 përqind të dozës së rekomanduar ditore të hekurit.

Vitamina C përmirëson përthithjen e hekurit në organizëm.

/Erta Gjoka/

2500011

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , ,

COMMENTS