Kumbullat jeshile/ Ja 10 arsye përse duhet t’i konsumoni

Kumbullat jeshile/ Ja 10 arsye përse duhet t’i konsumoni

Kumbullat jeshile/ Ja 10 arsye përse duhet t'i konsumoni

Kumbullat jeshile ose ndryshe Shahine, janë fruti më i mirë i sezonit, i cili na shoqëron përgjatë fundit të prillit, majit dhe qershorit.

Emri Kumbull Shahine është përcaktim shqiptar, në të vërtetë në botë emri i tyre është ‘Janerik’ vjen nga turqishtja e vjetër dhe ka një kuptim të veçantë. “Janerik” do të thotë thjesht “Kumbulla e Shpirtit”. Ndoshta edhe për këtë është një frut kaq i dashur për ne.

Mirëpo, përveçse të shijshme, kumbullat jeshile  kanë veti e vlera të shumta ushqyese.

1. Ato janë pastruese të lehta të aparatit tretës, pasurojnë gjakun me elemente të reja dhe luftojnë aneminë. Madje siç raporton AgroWeb.org ato përdoren me sukses kundër sëmundjeve të mëlçisë.

2. Kumbulla është një frut diuretik shumë i mirë pasi largon ujërat e tepërta nga organizmi.

3. Frutat e kumbullës  përmbajnë 8-20 për qind sheqer natyral, acide dhe pektinë.

4. Kumbulla shahine përmban kripëra minerale të kalçiumit, kaliumit, magnezit dhe të hekurit.

5. Kumbulla është e pasur me kalori, proteina dhe vitamina A, C, B6 dhe D.

6. Ruan shëndetin e zemrës, parandalon ngritjen e kolesterolit në gjak, atakun në zemër, çrregullimet e rrahjeve të zemrës. Këto fruta ndihmojnë sistemin tretës, lëvizjen dhe pastrimin natyral të zorrëve.

7. Përmirëson shikimin. Ngrënia e tre kokrrave të kumbullës në ditë, zvogëlon rrezikun e degradimit molekular.

8. Kumbullat Shahine largojnë toksinat nga trupi dhe lodhjen. AgroWeb.org raporton se ato janë të dobishme për të sëmurët me diabet dhe funksionojnë edhe si parandaluese e tij.

9. Me bollëkun e vitaminave që ato kanë, kumbullat shahine parandalojnë infeksionet, janë të dobishme për gratë shtatzëna, shëndetin e qelizave të gruas dhe zhvillimin e kockave të fëmijës.

10.  Kumbullat parandalojnë shfaqjen e rrudhave, ripërtërisin qelizat e lëkurës dhe shërojnë plagët.

Me pak fjalë, mos i ndani kumbullat shahine nga dieta juaj sepse kanë efekte çudibërëse, kështu që konsumoni këtë frut të sezonit.

 

/Kristiana Laska/

 

 

2500011

 

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: ,

COMMENTS