Kujdesi ndaj lëkurës/ Boronicat kundër plakjes se parakohshme

Kujdesi ndaj lëkurës/ Boronicat kundër plakjes se parakohshme

Kujdesi ndaj lëkurës/ Boronicat kundër plakjes se parakohshme

Në vend që të përdorni medikamente të cilat mund të kenë efekte anësore ose janë të shtrenjta ju mund të përdorni produkte natyrale për të prandaluar ose reduktuar rrudhat në fytyrë.

Përshembull boronicat! Këto fruta kaq të vogla i bëjnë kaq mirë trupit, mendjes dhe lëkurës sonë. Është e rekomanduar për të ngrënë një grusht boronica çdo ditë.

Antioksidantët që gjenden në to janë aq të forta, sa janë të afta për të neutralizuar radikalet e lira që lidhen me zhvillimin e disa sëmundjeve kardiovaskolare apo tumorale. Pa yndyrna dhe me vetëm 84 kalori për një kupë, boronicat janë të pasura me fibra që të mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.

Por përveç vetive të shumta që i sjell organizmit parandalojnë plakjen, sepse boronicat janë të pasura me polifenole dhe antioksidantë që ruajnë elasticitetin e lëkurës, nxisin prodhimin e kolagjenit dhe reduktojnë rrudhat.

Gjithashtu për një lëkurë të shëndetshme mund të bëni një maskë nga dy lugë të vogla me boronica, dy filxhanë sheqer me ngjyrë të kafenjtë dhe tri lugë me lëng limoni, lëkura juaj do të ngjallet, sepse sheqeri do t’i mënjanojë pjesët e thata të lëkurës, limoni do ti japë shkëlqim, ndërsa antioksiduesit nga boronicat do të kujdesen për butësinë e saj.

/Kristiana Laska/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: ,

COMMENTS