“Kopshti i Harruar”/ Një oazë e paqtë në të cilën rrezikon të përhumbesh…

“Kopshti i Harruar”/ Një oazë e paqtë në të cilën rrezikon të përhumbesh…

"Kopshti i Harruar"/ Një oazë e paqtë në të cilën rrezikon të përhumbesh...

“Kopshti i harruar”, nga autorja bestseller Kate Morton. Ashtu si labirinti i kopshtit të harruar, edhe ky rrëfim është një oazë e paqtë, në të cilën rrezikon të përhumbesh…

Në vitin 1913, një vocërrake braktiset në një anije të nisur nga Anglia drejt Australisë. Ajo mbërrin atje fillikat, me një valixhe të vogël dhe një libër të mrekullueshëm me përralla. Vajza rritet nga kapiteni i portit dhe e shoqja, si të ishte vajza e tyre.

Në ditëlindjen e saj të njëzetenjë, ata i rrëfejnë të vërtetën. E tronditur dhe shpirtzbrazur, Neli vendos të gjurmojë identitetin e saj të vërtetë. Kërkimet e çojnë në çifligun Blekhërst, në brigjet e Kornuollit, Angli, dhe e vënë përballë sekreteve të familjes aristokrate Montrashe.

Mozaiku plotësohet vetëm pasi mbesa e saj, Kasandra, i rinis kërkimet pas vdekjes së Nelit. Si një rrëfenjë magjepsëse, plot mistere e të fshehta, “Kopshti i harruar” do të marrë në dorë frerët e imagjinatës suaj, për të mos i lëshuar më kurrë.

Një citim nga Kopshti i Harruar:

Në fund magjia e mbretëreshës së keqe u prish dhe vajza e re, që rrethanat tragjike e kishin  futur në trupin e një qyqeje, u lirua. Dera e kafazit të magjepsur u hap dhe ajo filloi të binte nga lartësia, derisa krahët e saj u hapen dhe zbuloi se mund të fluturonte. Me flladin e freskët të tokës mëmë që i përkëdhelte pendët, kaloi oqeanin e madh dhe u nis drejt një toke plot shpresë, liri dhe jetë, drejt vendit ku do të gjente vetveten…drejt shtëpisë.

Ja edhe disa citime nga mediat prestigjioze për këtë libër:

“Një lexim i gjatë, plot ëndje dhe imagjinatë.” – The Daily News

“Mortoni e kalon lexuesin rrëmbimthi nga skena në skenë, herë duke na trembur e herë duke na tronditur, por gjithmonë duke na mbajtur frymën pezull. – Star-Telegram

/Kristiana Laska/

 

2500011

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: ,

COMMENTS