Këto lëndë ushqyese në shtatzëni shkaktojë dëmtime në trurin e foshnjës

Këto lëndë ushqyese në shtatzëni shkaktojë dëmtime në trurin e foshnjës

Këto lëndë ushqyese në shtatzëni shkaktojë dëmtime në trurin e foshnjës

Përpos shumë frutave dhe perimeve, femrat në shtatzëni duhet të konsumojnë edhe qumësht, vezë si dhe ushqime të pasura me vitaminë B12.

Nga dita në ditë vihet re se gratë zgjedhin që të ndjekin një dietë vegane. Ky hap vjen pa marrë parasysh rreziqet me të cilat përballet fëmija kur të vijë në jetë.

Shoqatat e pediatrisë, kryesisht Shoqata Italiane e Pediatrisë  dhe Federata Italiane e Mjekëve Pediatër, kanë ndërmarrë një fushatë. Qëllimi i kësaj fushtae është për të kujtuar se ushqimi i duhur është thelbësor si para ashtu dhe pas lindjes.

Këto shoqata në bashkëpunim me Shoqatën Italiane të Mjekësisë së Paralindjes, kanë vendosur që të thellohen në problemin e përshtatjes së dietave vegane për zhvillimin neurokonjitiv të fëmijëve.

“Për zhvillimin e duhur të fëmijës, dietat që përjashtojnë qumështin e djathin dhe ato vegane, janë të papërshtatshme, mbi të gjitha duke marrë parasysh fushëveprimin neurologjik, psikologjik dhe atë motor”, konfirmon Andrea Vania, profesor i Ushqyerjes Pediatrike në Universitetin La Sapienza në Romë.

Kështu, që nga muajt e parë të jetës së fëmijës, ndër zgjedhjet më të mira përmendim atë që parashikon konsumin mbizotërues të ushqimeve bimore.

/Erta Gjoka/

2500011

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , ,

COMMENTS