“Kësulat”, një film për luftën në Kosovë

“Kësulat”, një film për luftën në Kosovë

“Kësulat”, një film për luftën në Kosovë

“Kësulat” është një film i ri me regji të Alan M.Trow dhe flet për luftën në Kosovë të vitit 1999. Filmi ka si protagonistë dy miq një shqiptar dhe një serb të cilët gjenden në mes të një situate të tillë ku shtetet e tyre janë në luftë me njëri-tjetrin. Ngjarja ndodh në fshatin kufi midis dy shteteve dhe frika e paragjykimit do të sjellin një pamje tjetër të këtij fshati.

Premiera e filmit “Kësulat” do të shfaqet edhe në Tiranë.

Aktori kryesor i filmit dhe skenaristi i tij kanë marrë një moment për tu shprehur rreth filmit.

“Bëhet fjalë për luftën. Edhe unë e kam përjetuar luftën, në Maqedoni në vitin 2001. Por jo njësoj si në Kosovë. Kisha gjendjen emocionale të të kaluarës, të luftës, dhe ishte e vështirë”- thotë aktori Ismail Kasumi.

“Është shfaqur në Kosovë, dhe tani edhe në Shqipëri. Gjithmonë ka diçka të vërtetë. I gjithë tregimi zhvillohet rreth miqësisë së këtyre dy personazheve, mjekut shqiptar dhe mësimdhënësit serb. Vrazhdësinë e luftës nga ana serbe, e sheh sepse është një fakt i vërtetë, nuk i ikim të vërtetës.”- është shprehur skenaristi dhe producenti Jimi Tihofsi

/Rovena Lame/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , , ,

COMMENTS