“Kënga I’m a Mess” vlerësohet me çmimin e madh/ Bebe Rexha: Nuk e kisha menduar kurrë

“Kënga I’m a Mess” vlerësohet me çmimin e madh/ Bebe Rexha: Nuk e kisha menduar kurrë

"Kënga I'm a Mess" vlerësohet me çmimin e madh/ Bebe Rexha: Nuk e kisha menduar kurrë

Bebe Rexha po ndërton një karrierë të suksesshme në botën e muzikës ndërkombëtare dhe sot është një nga këngëtaret më të njohura në botë. Këngët dhe bashkëpunimet e saj kanë rezultuar shumë të suksesshme dhe pavarësisht se nuk mori një çmim ‘Grammy’ këngëtarja me origjinë shqiptare vlerësohet me çmimin “Platinum për këngën “I’m a Mess”.

Lajmin e ka dhënë vetë Bebe nëpërmjet një fotoje në ‘Instagram-in’ e saj ku shkruante e emocionuar se nuk e kishte menduar kurrë diçka të tillë. “Kush e mendonte se një këngë për pasiguritë dhe problemet me vetëbesimin do merrte çmimin ‘Platinum’?”, ka shkruar këngëtarja shqiptare. Ajo ka falenderuar të gjithë radiot dhe platformat që e kanë transmetuar dhe sigurisht fansat e saj për mbështetjen që i kanë dhënë.

/Kristiana Laska/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , ,

COMMENTS