Kek me gështenja, ja si ta përgatisni lehtë në shtëpi

Kek me gështenja, ja si ta përgatisni lehtë në shtëpi

Kek me gështenja, ja si ta përgatisni lehtë në shtëpi

Keku futet tek ëmbëlsirat më të gatuara dhe të preferuara nga të gjithë, kryesisht për dy arsye.

Së pari, për shkak të lehtësisë në përgatitje, e më pas për shkak të shijes së mrekullueshme që kjo ëmbëlsirë ka.

Kekun me gështenja mund ta përgatisni dhe ta konsumoni në çdo kohë, duke filluar që nga mëngjesi e deri në darkë si një mënyrë të shijshme për të mbyllur darkat.

Kek me gështenja:

3 vezë

1 gotë vaj

1,5 gotë sheqer

1 lugë çaji sodë buke

1 gotë kos

300 gr gështenja

2 dardhë

pak mjaltë

Përgatitja:

  • Zijini gështenjat dhe qërojini më pas.Lëreni të pa copëtuara.
  • Nga ana tjetër hiqni dardhave lëkurën dhe grijeni hollë.
  • Më pas lëreni në një tenxhere me mjaltin të zihen në zjarr të ulet deri sa të krijohet një si karamel i lehtë.
  • Shtojini dhe gështenjat aty dhe përzijini.

Për kekun:

  • Se pari rrihni vezët me sheqerin mirë dhe më pas shtoni vajin dhe kosin dhe përzijeni serish.
  • Me pas shtoni miellin ku do të keni hedhur dhe soden e bukes.
  • Përzijeni mirë deri sa të krijohet një si brumë elastik.
  • Më pas derdhni gjysmen e tij në kallepin e kekut që do ta keni lyer me parë me pak gjalpë.
  • Në mes hidhni gështenjat që përgatitet më parë dhe më pas sipër hidhni dhe pjesën tjetër të brumit siper duke u kujdesur që të shtrohet njesoj në çdo drejtim.
  • Me pas vijeni të piqet në 170 gr C perreth 40′ në furren që do ta keni ngrohur pak çaste më parë.

Ju bëftë mirë!

/Kristiana Laska/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags:

COMMENTS