Kafeja/ Përse konsumimi i saj ndikon kaq shumë tek disa persona

Kafeja/ Përse konsumimi i saj ndikon kaq shumë tek disa persona

Kafeja/ Përse konsumimi i saj ndikon kaq shumë tek disa persona

Ka disa persona të cilët konsumojnë më shumë kafe se të tjerët. Bazuar në një studim, disa njerëz posedojnë gjenin e veçantë PDSS2, ndërkohë që disa të tjerë jo. Thënë ndryshe, personat të cilët nuk e kanë këtë gjen, mund të konsumojnë kafe më shumë.

Bëhet fjalë për variacionin e veçantë të gjenit PDSS2 të cilin ka njerëz që e kanë dhe ka të tjerë që nuk e kanë. Është pikërisht ky gjen, i cili ndikon në mënyrën se si trupi zbërthen kafeinën, ndërsa më pas kjo ndikon edhe në qëndrimin e kafeinës në trup.

Në hulumtim u përfshinë më shumë se 1.000 njerëz, ndërkohë që në Holandë morën pjesë më shumë se 1.700 njerëz.

Pjesëmarrësit kanë plotësuar pyetësorin në të cilin kanë shkruar numrin e kafeve në ditë.  Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se si që kanë pirë më pak kafe kanë pasur edhe variacionin e caktuar në gjen.

Tek to kafeina zbërthehet më ngadalë. Vetvetiu mbetet më gjatë edhe në trup, prandaj i mban më gjatë zgjuar.

Ata persona që nuk e kanë këtë gjen kanë më shumë nevojë të pinë më shumë kafe në ditë.

E rëndësishme është që t’i kushtohet kujdes sasisë së kafesë të konsumuar në ditë.

/Erta Gjoka/

2500011

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , , ,

COMMENTS