Jonida Vokshi i surprizon të gjithë, interviston bashkëshortin e ardhshëm

Jonida Vokshi i surprizon të gjithë, interviston bashkëshortin e ardhshëm

Jonida Vokshi i surprizon të gjithë, interviston bashkëshortin e ardhshëm

Moderatorja pohoi  në emisionin “Xing me Ermalin” një muaj më parë që së shpejti do të martohet, gjithashtu tregoi se prej vitesh është në një lidhje me producentin Besnik Krapi, me të cilin është njohur gjatë kohës kur luanin bashkë në serialin “O sa mirë”.

Por këtë herë moderatorja e njohur  i ka surprizuar të gjithë me puntatën e radhës të programit që drejton. Pasi në këtë  javë në ‘Personale’, moderatorja ka ftuar partnerin e saj, aktorin Besnik Krapi.

Jonida ka publikuar në Instagram, disa sekuenca nga xhirimet, duke shpjeguar se kjo intervistë është shumë e veçantë për të.

Jonida ka lënë të kuptohet së të qeshurat nuk do të mungojnë dhe shumë detaje për planet e tyre të martesës dhe jetën private do të ndahen me publikun e gjerë.

Kujtojmë se lidhja e dy aktorëve të njohur u zbulua disa javë më parë nga vetë Jonida. Deri në atë moment, bukuroshja e ekranit nuk kishte folur kurrë për jetën private, por tashmë gjërat kanë kaluar në një tjetër nivel, pasi Jonida dhe Besnik martohen për pak muaj.

/Kristiana Laska/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: ,

COMMENTS