Jeni adhurues të çokollatës? Ja si ndikon në shëndetin tuaj

Jeni adhurues të çokollatës? Ja si ndikon në shëndetin tuaj

Jeni adhurues të çokollatës? Ja si ndikon në shëndetin tuaj

Sipas studimit të ri çokollatat kanë ndikim pozitiv në performancën konjitive.  Performanca konjitive lidhet me konceptet, njohjen e modeleve, gjuhën, vëmendjen, aksionin, zgjidhjen e problemeve dhe imazheve mendore.

E publikuar në revistën “Appetite”, studiuesit përdorën të dhëna të mbledhura nga Maine-Syracuse Longitudinal Study (MSLS), në të cilin morën pjesë 968 njerëz të moshës 23-98 vjeç. Tek ta u mat se si lidhet futja e saj në dietë me funksionin konjitiv.

Studiuesit gjetën se ato janë shumë të lidhura “pavarësisht nga zakonet e tjera të dietës”.

Nivelet e larta të flavanoleve gjenden në çokollatë të zezë, por më pak në ato me qumësht dhe në çokollatat e bardha.

Ajo gjendet gjithashtu në çaj, verën e kuqe dhe disa fruta si mollët dhe rrushi, shkruan Anabel. Flovanolet e kakaos, një nëngrup i flovanoleve që gjendet në çokollatë janë të lidhura drejtpërdrejt me funksionet njohëse.

Studiuesit thanë se gjetjet e tyre u mbështetën edhe në kërkimet e fundit të cilat tregojnë se “konsumimi i rregullt i flovanoleve mund të kenë një rol mbrojtës edhe ndaj rënies së funksioneve konjitive për shkak të moshës”.

Konsumimi i çokollatës është i lidhur dukshëm edhe me performancën në memorien vizuale-hapësinore dhe organizimin, me memorien në punë, me skanimin që truri u bënë gjërave dhe ndjekjen e tyre në vazhdimësi dhe me arsyetimin abstrakt.”

 

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , ,

COMMENTS