Ja kur do të fillojë sezoni i tretë i “La casa de papel”/ Ndiqni trailerin

Ja kur do të fillojë sezoni i tretë i “La casa de papel”/ Ndiqni trailerin

Ja kur do të fillojë sezoni i tretë i “La casa de papel”/ Ndiqni trailerin

“La casa de papel” fitoi në ceremoninë e 46 të ndarjes së çmimeve “International Emmy Awards” , “Best Drama Series” dhe si filmi më i suksesshëm në Netflix në gjuhën spanjolle.

I gjithë subjekti i “La casa de papel”  ndërtohet përmes planit të një burri misterioz, i njohur si Profesori. Qëllimi i tij është të prodhojë vetë paratë në Bankën Mbretërore të Spanjës. Për të kryer planin ambicioz, ai bashkëpunon me tetë persona që nuk kanë asgjë për të humbur. Pasi qëndrojnë të izoluar brenda Royal Mint dhe mbajnë 67 pengje, ata ia dalin të printojnë 2.4 miliardë euro.

“Këtë herë nuk ka të bëjë me paratë. Këtë herë, gjithçka do të bëhet për hir të familjes.” Ditën e sotme (e hënë, qershor) Netflix publikoi trailerin e sezonit të tretë të serialit “La Casa de Papel” i njohur ndryshe edhe si “Money Heist”. Nisur nga videoja, duket se në sezonin e tretë do të trajtohet pjesa më e vështirë e planit të tyre.

Premiera e sezonit të tretë do të jetë më 19 korrik në Netflix.

“Ja dolëm të arratiseshim, tani vjen pjesa më e vështirë. Mbijetesa,” thotë Profesori ose ndryshe Salva (Alvaro Morte) në fillim të trailerit. Po kështu kuptohet që Tokyo (Úrsula Corberó) jeton në një ishull ekzotik së bashku me të dashurin, Rio-n (Miguel Herrán), i cili kapet nga policia. Profesori dhe Tokyo takohen në Tajlandë, ku nis edhe plani për të shpëtuar Rio-n. E gjithë banda mblidhet sërish. Krejt papritur, shfaqet Berlin-i që supozohet se u vra në fund të sezonit të dytë.

/Rovena Lame/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , , ,

COMMENTS