iPhone 11/ Sistemi i tri kamerave mund të realizojë fotografi me pamje shumë të gjerë

iPhone 11/ Sistemi i tri kamerave mund të realizojë fotografi me pamje shumë të gjerë

iPhone 11/ Sistemi i tri kamerave mund të realizojë fotografi me pamje shumë të gjerë

Të martën që lamë pas Apple ka lançuar një trio iPhone-ësh të rinj, duke përfshirë iPhone 11 dhe dy modele Pro, por gjeja më e mirë që mund të gjejmë tek këto pajisje janë përmirësimet në kamerat e vendosura, që mund të realizojnë fotografi me pamje shumë të gjerë.

Të tri kamerat kanë rezolucion të 12 pixelëve, derisa kamera kryesore ka hapje f1/8, që merr më së shumti dritë në imazhet kur drita është e dobët, kurse kamerat 2x telephoto me hapje f2/0 e kanë gjithashtu të përmirësuar mundësin e marrjes së dritës, kur është e dobët

Në këtë formë, mund të merren pamje në gjerësi, në hapësirë prej 120 shkallësh. Sipas Apple, kjo mundëson të merret më shumë pamje, se që është marrë me kamerat e telefonave të zgjuar më herët.

Realizimi i këtyre imazheve, ka kërkuar edhe aplikacion special, që është përpunuar nga Apple dhe mundëson që të bëhen tri lloje fotografish.

Ultra wide, 0.5 x, 1x main dhe 2x telephoto janë tri sistemet e fotografive që i ofron iPhone 11.

/Kristiana Laska/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: ,

COMMENTS