Ilir Meta/ Kriza politike, pasoja të rënda në ekonomi

Ilir Meta/ Kriza politike, pasoja të rënda në ekonomi

Ilir Meta/ Kriza politike, pasoja të rënda në ekonomi

Gjatë një konference në Skrapar, Kreu i Shtetit, Ilir Meta është shprehur se kriza politike po ndikon negativisht në ekonominë e vendit, veçanërisht në sektorin e turizmit.

“Me urimin për një sezon të mbarë e të suksesshëm turistik, jam i bindur se Skrapari, falë atraksioneve të jashtëzakonshme që ofron, mikpritjen, traditat e kulinarinë e veçantë, shumë shpejt do të jetë një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në të gjithë rajonin!

Por për fat të keq, kriza politike ku ndodhet vendi, po sjell pasoja tepër të rënda edhe në ekonomi. Efektet e para kanë filluar të ndihen në turizëm dhe operatorët e cilësojnë situatën dramatike. Edhe për këtë arsye ia vlen të reflektohet urgjentisht, përndryshe do të goditet rëndë turizmi dhe gjithë familjet shqiptare që mbështesin mirëqenien e tyre në këtë sektor kyç të ekonomisë tonë“, theksoi Presidenti Ilir Meta.

Të njëjtën gjë ka pohuar dhe Kryeministri i vendit, Edi Rama, ditën e djeshme gjatë bashkëbisedimit me gazetarët ku ndër të tjera ka theksuar se numri i turistëve ka rënë ndjeshëm.

/Rovena Lame/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , , , , ,

COMMENTS