Google bllokon përditësimet Android dhe aksesin e aplikacioneve në pajisjet Huawei

Google bllokon përditësimet Android dhe aksesin e aplikacioneve në pajisjet Huawei

Google bllokon përditësimet Android dhe aksesin e aplikacioneve në pajisjet Huawei

Google ka vendosur të ndalojë disa përditësime në sistemin Android për telefonat Huawei. Ky veprim vjen pasi, Donald Trump shtoi Huawei në një listë të kompanive me të cilat kompanitë amerikane nuk mund të bëjnë tregti.

Reuters shpjegon se smartphone dhe të tjerë aparatura Huawei të shitur jashtë nga Kina, duhet të humbin aksesin edhe nga shërbime të sistemit operativ të Google, Android.

Dhe jo vetëm, Huawei duhet të mos ketë akses edhe në disa shërbime shumë popullore të Google si Google Play Store, Youtube dhe shërbimet e postës elektronike Gmail.

Edhe kompanitë amerikane prodhuese të Chip dhe microship- nga Intel tek Qualcomm, nga Xilinx tek Broadcom do të ndjekin linjën e diktuar nga administrate Trump.

Huawei ka qenë epiqendra e konfliktit në mes të SHBA-së dhe Kinës, që ka dominuar politikën globale gjithë vitin e kaluar.

 

/Kristiana Laska/

 

 

2500011

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , , ,

COMMENTS